FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarmohet SHBA: Të shtëna nga anija iraniane në Gjirin Persik

Një zyrtar i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka thënë se një anije patrulluese e Marinës amerikane sot ka shkrepur të shtëna alarmi kah një anije e Marinës së Iranit në pjesën veriore të Gjirit Persik, pasi anija iraniane ishte afruar në 140 metra nga anija amerikane.
Ky zyrtar tha se luftanija amerikane, USS Thunderbolt, ka ndërmarrë të shtëna alarmi, pasi përpjekjet për komunikim nëpërmjet radios ishin injoruar nga anija iraniane.

Mëtutje, ky zyrtar amerikan tha se anija e Gardës Revolucionare të Iranit, po ashtu, i ka injoruar edhe sinjalet e dritës nga USS Thunderbolt.

“Është jashtë normës” nga një anije ushtarake e Iranit që “të afrohet në atë shkallë të shpejtësisës”, tha zyrtari amerikan dhe ka shtuar se luftanija amerikane “është dashur të veproj për sigurinë e ekuipazhit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfundimisht, luftanija iraniane ishte larguar pas të shtënave të alarmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luftanija USS Thunderbolt, që është anije e kategorisë patrulluese, ka marrë pjesë në një ushtrim dhe stërvitje me municion të vërtetë në Gji, gjatë javës së kaluar, së bashku me anijet e tjera të Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe luftanijet e shteteve të Gjirit Persik, që janë aleatë amerikanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?