Albin Kurti nesër takohet me liderët e BE-së

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ndodhet në Bruksel për të zhvilluar mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit që do të mbahet nesër.

Delegacioni do të takohet me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë të saj për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrel dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Sipas njoftimit, do të diskutohet mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Republikës në Kosovës në Bashkimin Evropian.

SHKARKO APP