Alex Soros takon Albin Kurtin: I lumtur për këtë ribashkim të këndshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me djalin e miliarderit George Soros, Alex Soros në Forumin e Paqes së Parisit.
I biri i filantropistit amerikan në rrjetet sociale shkruan se ndihet i lumtur për këtë ribashkim të këndshëm.
Në këtë takim ishin të pranishëm fituesi i çmimit “Nobel” në ekonomi Joseph Stiglitz, zv/presidentja për Avokatinë dhe Komunikimin në fondacionin “Open Society” dhe bashkëshortja e Kurtit.
Postimi i plotë
I lumtur të takoj kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Paris në Forumin e Paqes në Paris, dhe të kemi një ribashkim të këndshëm me miqtë tanë të përbashkëta prej shumë kohësh Laura Silber dhe ekonomistin fitues të çmimit Nobel, Joseph Stiglitz!
KOHA JONË SONDAZH

