Alientët, jetojnë poshtë këmbëve tona?
Që nga zanafilla e njerëzit, sytë drejtuar në qiell për të “famshin”, alientët apo jashtëtokësorët. Me dekada kërkime mbi ta por që një grup shkencëtarësh thonë se ‘për forma aliene’ jete duhet kërkuar poshtë këmbëve tona.
Sipas një analize që Steve Jacobsen ka bërë e që ka arritur në disa pika kryesore. Ai pohon se poshtë mantelit të Tokës, mund të fshihen oqeane të mëdha me ujë. Në këto oqeane, shton ai, mund të gjenden gjallesa aq të panjohura për njerëzimin sa pa frikë mund të quhen “aliene”.
“Nëse ky oqean nuk do të ishte nën këtë mantel, atëherë të gjithë ne do të ishim përmbytur”, thotë Jacobsen. Shkencëtari amerikan ka arritur në këtë përfundim pas gjetjes së një diamanti në Brazil, struktura e të cilit nuk mund të formohet me trysninë normale të ushtruar nga oqeanet sipërfaqësore të Tokës. Kjo për mua është një e dhënë që sugjeron se Toka ka rezervuare uji shumë herë më shumë nga sa mendonim”, shton ai.
Teoria “zyrtare” e shkencës deri më tani është ajo që vendos kufirin e gjallesave në mantelin e Tokës. Më poshtë, sipas kësaj teorie, temperaturat dhe presioni janë shumë të larta për një organizëm që të mbijetojë, qofshin këto organizma mikroskopikë.