Alkool direkt pas vaksinës së Covid-19? Ja ç’thonë mjekët
“Nuk ka të dhëna që vërtetojnë se pirja e alkoolit para ose pas vaksinës mund të ndikojë në efikasitetin e saj apo të krijojë efekte anësore”, kështu shprehet dr. Robert Quigley për Bustle.
Edhe pa këto të dhëna, ai thotë se rekomandohet që alkooli, direkt pas vaksinimit, të shmanget. Efektet anësore më tipike të vaksinave Covid përfshijnë lodhje, dhimbje muskulore dhe dhimbje koke dhe është e mundur që një gotë verë direkt pas vaksinimit, t’i përkeqësojë këto simptoma, më keq sesa një hangover.
Disa mjekët sugjerojnë të prisni 48 deri në 72 orë pas vaksinimit. Kur bëhet fjalë për të pirë gjatë hapësirës midis dy dozave (për vaksinat që kanë dy doza), mjekët janë më pak të vendosur.
”New Scientist”, raporton se disa shkencëtarë të tjerë kanë rekomanduar abstenimin nga alkooli tërësisht midis dy dozave, mjekë të tjerë nuk pajtohen me vendimin dhe thonë se konsumi i lehtë i alkoolit, 3+ ditë pas dozës së parë është krejtësisht në rregull.