Alpet e Zvicrës mbledhin rreth 340 liderë botërorë politikë dhe ekonomikë

Mbledhja e 48-të e Forumit Ekonomik Botëror, e cila ka nisur ditën e martë në Davos, qytetin e alpeve të Zvicrës, ka grumbulluar edhe këtë vit rreth 340 liderë botërorë, politikë dhe ekonomikë. Për herë të parë pothuajse pas dy dekadash do të marrë pjesë edhe Presidenti amerikan, Donald Trump. Forumi, i cili mbledh përfaqësuesit më të lartë të qarqeve financiare, shihet si një mundësi bashkëpunimi dhe komunikimi mes liderëve botërore dhe elitës së biznesit.

Takimi i 48 i Forumit Ekonomik Botëror u hap ditën e martë në qytetin mahnitës të Davos-it, në alpet zviceriane.

Miliarderë, drejtues të mëdhenj kompanish, liderë politikë, përfshirë edhe Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili pritet të dominojë në bisedat e forumit, janë disa prej pjesmarrësve më të rëndësishëm që do të qëndrojnë për rreth 4 ditë në qendrën luksoze të skijimit në Davos të Zvicrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forumi, i cili mbledh përfaqësuesit më të lartë të qarqeve financiare, shihet si një mundësi bashkëpunimi dhe komunikimi mes liderëve botërore dhe elitës së biznesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qytetin zviceran do të mblidhen ekspertë nga fusha e politikës, ekonomisë, mediave, ndërsa organizatorët deklarojnë se bota ka ndryshuar në mënyrë drastike ndër vite.

Sipas Klaus Schwab, themeluesi i forumit ekonomik botëror, nën temën “Krijimi i një të ardhmeje të përbashkët në një botë të copëtuar”, do të ketë rreth 100 dialogje dhe diskutime çdo ditë përgjatë takimit katër-ditor.

Scwab nënvizoi së forumi i sivjetshëm do të nxisë drejtuesit e të gjithë sektorëve për të zbuluar ide të guximshme dhe mundësi të reja për bashkëpunim me qëllim përmirësimin e qeverisjes globale dhe ndërtimin e ekonomive më të qëndrueshme.

Klaus Schwab: “Në një botë të ndërthurur që lëviz kaq shpejt, mënyrat dhe organizimet tradicionale kanë vështirësi për t’u përballur me ndryshimet. Davos duhet të ofrojë tre karakteristika të veçanta, së pari qasjen bashkëpunuese. Askush sot, asnjë vend, asnjë grup bashkëpunues, nuk mund të zgjidhë çështjet i vetëm në axhendën globale. Së dyti, nga mledhja në Davos do të mundësohet ndërgjegjësimi se asnjë çështje nuk mund të zgjidhet në mënyrë të izoluar dhe ne do të ofrojmë një qasje konstruktive”.

Të ftuarit si këngëtari Elton John dhe aktorja Cate Blanchett, janë dy prej disa artistëve ndërkombëtarë më në zë që do të marrin pjesë në forum për rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?