Amazon punëson 75 000 persona, pas rritjes së kërkesave për shkak të kufizimeve

Amazon po kërkon të punësojë 75 000 punëtorë shtesë, pas një rritjeje të kërkesës së konsumatorëve pas mbylljes së shitjeve me pakicë si pjesë e përpjekjeve të qeverisë amerikane për të frenuar koronavirusin.

Amazon theksoi se kishte rritur pagat për punëtorët amerikanë.

Gjiganti i shitjeve me pakicë në internet ka parë një rritje të kërkesës për shërbimet e tij dhe ka luftuar për të ruajtur kohën e mëparshme të dorëzimit.

Kompania është detyruar të ketë si prioritet të saj pajisjet shtëpiake në transportin e saj, transmeton Atsh.

Ajo gjithashtu ka ndaluar shitjet private të produkteve të caktuara mjekësore dhe sanitare.

Punësimi i 75 000 personave nga Amazon vjen në mes të një rritjeje të madhe të shkallës së papunësisë në SHBA.

Më shumë se 16 milionë amerikanë kanë bërë kërkesë për përfitimet nga papunësisë që nga mesi i marsit.

Aksionet e Amazon në tregjet amerikane kanë qenë në tendencë rritëse.

SHKARKO APP