Ambasadori kinez në Izrael gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Ambasadori kinez në Izrael Du Wei u gjet i vdekur mëngjesin e kësaj të diele në shtëpinë e tij në Herzlia.
Ministria e Jashtme në Izrael bëri të ditur se Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes, ndërkohë sipas stafit mjekësor bëhet me dije se Du Wei ka ndërruar jetë në kohën që ka qenë në gjumë.
Du Wei, 58 vjeç u emërua ambasador në shkurtin e vitit të kaluar.
Ndërkohë në një mesazh të postuar në Ambasadën Kineze në Izrael më 3 Mars, Wei shkruan: “Shkëmbimet miqësore midis popujve kinezë dhe hebrenj datojnë që një mijë vjet më parë. Dy popujt tanë admiruan dhe mbështesin njëri-tjetrin, duke na lënë histori të shumta prekëse.
“Ne kemi shumë për t’i ofruar njëri-tjetrit dhe kemi shumë për të arritur përmes bashkëpunimit tonë,” shtoi ai.