Ambasadorja e Kroacisë izolohet në karantinë, anulon mbledhjen e ambasadorëve të BE-së
Ambasadorja kroate në BE, Irena Andrassy, u vendos dje në karantinë si një masë paraprake pasi u mësua se ajo kishte qenë në kontakt me një anëtar të stafit të Këshillit, i cili rezultoi se ishte i infektuar me koronavirus.
Informacioni u konfirmua dje nga Ministri Kroat i Shëndetit Publik, Vili Beros:
Përfaqësuesja jonë në parlament ka qenë në kontakt me një person që dyshohet se është i infektuar me koronavirus. Ajo ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe unë jam i sigurt se e njëjta gjë do të bëhet me të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të.
Irena Andrassy, sipas burimeve diplomatike, ka qenë në kontakt me një anëtar të ekipit të Këshillit të BE-së për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i cili testoi pozitivisht me Covid-19.
Për këtë arsye dje është anuluar edhe takimi i ambasadorëve të BE.