FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ambulanca e vdekjes”, punonjësi vret pacientët vetëm për…

Një punonjës i një ambulance në Itali ka rënë në pranga, pasi akuzohet për vrasjen e tre pacientëve në Katania.

Mediat italiane shkruajnë se Davide Garofalo dyshohet se ka vrarë disa të moshuar vetëm e vetëm që të përfitonte para nga një agjenci funerale, të cilën ua sugjeronte më pas familjarëve të viktimave.

“Tgcom” shkruan se 42-vjeçari dyshohet se u ka injektuar ajër në venat e të paktën 3 personave, të cilët i transportonte nga spitali për në shtëpi me autoambulancë. Këto burime shkruajnë se për raste të tilla ai përfitonte nga agjencia 300 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skandali i rëndë u zbulua falë informacioneve që tha një ish-pjesëtar i mafias siçiliane, ku ky i fundit sinjalizoi policinë e Katanias si dhe një emision televiziv investigativ. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se kjo skemë makrabre ndaj pacienteve mund të jetë përdorur që nga vitit 2012, ndërkohë që 12 raste po hetohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë punonjësi i ambulancës ndodhet pas hekurave, nën akuzën e “vrasjeve me dashje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?