“Amerika ik”, 600 mijë protestues mbushin rrugët e Bagdadit

Imami Al-Sadr fitoi bastin e tij dhe ka nxjerrë rreth 600 mijë njerëz nëpër rrugët e Bagdadit për marshimin kundër pranisë së trupave amerikane në Irak.

Një turmë e madhe pushtoi rrugët kryesore që çojnë në sheshin Al-Hurriya, pranë Zonës së Gjelbër, duke shmangur pikat e kontrollit.

Ishte vetë Al-Sadri që urdhëroi të shmangin provokimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turma këndoi në arabisht “Poshtë Amerikës”, “Poshtë kolonialistët” si dhe shfaqën parulla të shkruara në anglisht “Amerika ik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Imami organizator i protestës tha se mënyra për të arritur deri në tërheqjen e 5500 ushtarëve amerikanë që janë akoma në Irak është “politike” dhe shpejt do të kalojë përmes qeverisë dhe parlamentit.

Deri më tani është e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara do të tërheqin trupat nga Iraku, siç ka kërkuar parlamenti irakian, nëse do të ketë vetëm një tërheqje të pjesshme në pozicione të reja apo nëse prania e tyre do të mbetet e pandryshuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?