Amerika instalon sistemin anti-raketë në Korenë e Jugut
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpos faktin që kanë dërguar në brigjet e Koresë së Veriut aeroplanmbajtesen USS Carl Vinson dhe nendetëset e tyre ata së fundimi ka nisur instalimin e një sistemi mbrojtës anti-raketë në një zonë të Koresë së Jugut. KY veprim I ushtrisë amerikanë vjen në një kohë kur tensionet me Veriun fqinj janë më të larta se kurrë.
Sistemi “Thaad” është i projektuar për t’u mbrojtur nga kërcënimet që mund të vijnë nga ambiciet raketore të Penianit.
Qindra banorë të zonës protestuan teksa kamionët me pajisjet e sistemit mbërrinin. Nga ana tjetër, Kina deklaron se “Thaad” do të destabilizojë sigurinë në rajon. Administrata e Trump, që i ka bërë thirrje Kinës për të ndikuar tek aleati i saj, Peniani, pritet të mbajë një mbledhje të senatorëve në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën. Sistemi “Thaad”, Terminal High-Altitude Area Defense, është i projektuar të lokalizojë dhe shkatërrojë raketa balistike me rreze të shkurtër e të mesme veprimi në fazën e fundit të fluturimit të tyre.
Nsërkohë Komandanti i ushtrisë amerikane në paqësor, thotë se sistemi i avancuar i mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut, synon ta kthejë liderin koreano-verior Kim Jong Un me këmbë në tokë, por jo në gjunjë.
Admirali Harry Harris, shef i komandës amerikane në paqësor, tha në kongres së SHBA do të jetë gati me teknologjinë më të mirë, të mbrohet nga çdo kërcënim i Koresë së veriut.
KOHA JONË SONDAZH

