Amerika në zi, shuhet ish-Presidenti George H.W. Bush

Është ndarë në moshën 94-vjeçare George H.W. Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara. Prej disa vitesh ai vuante nga parkinsoni vaskular, një sëmundje që i kufizoi lëvizjet fizike, ndërsa njoftimin për ndarjen nga jeta të tij e ka dhënë familja.

George H.W. Bush u shua vetëm disa muaj pas gruas së tij, më 17 prill të këtij viti ndërroi jetë Barbara Bush. Por kush ishte George H.W. Bush? Ai ishte veterani i fundit i Luftës së Dytë Botërore që shërbente si president dhe babai i Presidentit të 43-të amerikan, George W. Bush.

George Herbert Walker Bush lindi më 12 qershor 1924. Bush shpesh njihej si “George H W Bush”, “Bush 41”, “Bush Plaku”, apo “George Bush Sr.” për ta dalluar atë nga djali i tij, ish-presidenti George W. Bush.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karrierën ai e filloi si i dërguar i SHBA në Pekin, kongresmen republikan, nënpresident dhe më pas si President nga viti 1989 deri në 1993. George H.W pasoi në Shtëpinë e Bardhë Ronald Reagan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo vetëm për diplomacinë në Luftën e Ftohtë dhe në kohën e rënies së Murit të Berlinit, por George H. W. Bush do të mbetet në memorie për shqiptarët edhe për mesazhin e tij në 1992 për Sllobodan Millosheviç ku e paralajmëronte se në rast të një konflikti në Kosovë SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake sikur ndodhi.

George H.W. Bush dead at age 94

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?