FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Amnesty International: BE përgjegjëse për vdekjet e emigrantëve në Mesdhe

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) fajësoi “dështimin e politikave të Bashkimit Evropian” për numrin e madh të vdekjeve të refugjatëve dhe migrantëve në Detin Mesdhe.

Në një raport të publikuar sot, Amnesty tha se “marrëveshjet cinike” me Libinë përballen mijëra njerëz me rrezikun e mbytjes, përdhunimit dhe torturës.

Amnesty tha se BE ka mbyllur njërin sy ndaj abuzimeve në qendrat e paraburgimit në Libi, ndërsa shpëtimin e migrantëve e ka lënë në duart e organizatave bamirëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi 2,000 njerëz kanë vdekur në vitin 2017, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur Evropën, tha Amnesty International.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse gjysma e dytë e këtij viti vazhdon si e para dhe nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, 2017-ta mund të bëhet viti më vdekjeprurës në rrugën më vdekjeprurëse të migrantëve në botë”, tha John Dalhuisen, drejtor për Evropën i Amnesty International.

BE nuk e ka komentuar ende raportin e organizatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?