”Amnesty International”: Politikat e Izraelit ndaj palestinezëve janë aparteid

Ligjet, politikat dhe praktikat e Izraelit kundër palestinezëve në Izrael dhe territoret e pushtuara janë aparteid.

Në këtë përfundim doli ”Amnesty International”, që publikoi një raport. Në dokument thuhet se shteti izraelit mban “një regjim të institucionalizuar të shtypjes dhe dominimit të popullatës palestineze në përfitim të izraelitëve hebrenj”.

Aparteidi apo ndarja e njerëzve në sistem racor, konsiderohet një krim kundër njerëzimit në bazë të ligjit ndërkombëtar. Izraeli refuzon rezultatin e raportit dhe e konsideron atë të rremë. “Janë gënjeshtra”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të shtetit izraelit.

SHKARKO APP