Analiza e “The Guardian” – “Rusia mund të njohë Kosovën!”

Mund të duket si teori konspirative por Rusia mund ta njohë Shtetin e Kosovës. Në një analizë për “The Guardian”, ekspertja për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, Mary Dejevsky, ka deklaruar se për hir të vendosjes së marrëdhënieve mes Moskës dhe Washingtonit, Rusia mund të ndryshojë qëndrimin e saj në raport me Kosovën. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë shteti më i ri në Europë do të fitonte kredite të konsiderueshme, por Rusia do të humbte aleatin historik, Serbinë.

Moska mund të njohë Kosovën për hir të vendosjes së marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka deklaruar ekspertja për Rusinë në Mbretërinë e Bashkuar, Mary Dejevsky.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mary Dejevsky, një ish-korrespondente nga Moska dhe Washingtoni, aktualisht autore në gazetën “The Guardian”, thotë se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një pakete që synon mbylljen e çështjeve të ndryshme diplomatike të pas Luftës së Ftohtë që kanë ndjekur marrëdhëniet mes fuqive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në artikull, Dejevsky ka përshkruar Trumpin si një krijues të marrëveshjeve, i cili së shpejti do të mund ta shohë nëse lideri rus ishte serioz për një marrëveshje.

Megjithatë, Dejevsky ka deklaruar se Putin është duke investuar shumë në bërjen e një marrëveshjeje me administratën e re amerikane, dhe nuk duket se do t’ja heqë vetes këtë mundësi, pasi e kundërta do ta dëmtonte atë.

Rusia e ka kundërshtuar fuqishëm njohjen e Kosovës, një ish-krahinë e aleatit të saj të ngushtë Serbisë që u nda me ndihmën ushtarake perëndimore në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë e plotë në vitin 2008.

Ndërkohë, njohja ruse do të shihej si një rrugëdalje për Kosovën, por ajo do të sillte goditje për aleatin historik të Rusisë, Serbinë.-Oranews.tv

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?