Analiza/ Pse Biden mund të jetë fundi i Erdoganit

Komentet e Tayyip Erdoganit janë bërë edhe një herë pjesë e shtypit gjerman – Çfarë ndryshimi mund të sjellë për presidentin turk fitorja e Joe Biden?

Sipas një analize të gjerë të Die Welt: ” Biden mund të jetë katastrofa përfundimtare për Erdogan.”

Në këtë editorial theksohet fakti se “tashmë si një presidenti i sapozgjedhur, Biden, ka bërë disa gjëra të qarta për çështjet në lidhje me Turqinë, për shembull në Mesdheun Lindor, ku Erdogan ka dërguar forcat detare dhe ajrore lidhur me mosmarrëveshjet me Greqinë dhe Qipron mbi kërkimet dhe pretendimet për gazin natyror në zonë.

Në një deklaratë rreth marrëdhënieve  Greqi – SHBA, të lëshuar në tetor nga ekipi i fushatës së Biden, ndryshe nga Trump, Joe Biden është kundër qasjes së Turqisë, për shembull për sa i përket shkeljes së hapësirës ajrore greke, e cila shkel ligjin ndërkombëtar dhe detyrimet e Turqisë si anëtare e NATO-s” .

Simpatia e Biden për Greqinë, një armik i Turqisë, shkon deri atje sa të quajë veten një  “ish zyrtar nderi i Greqisë”  dhe të prezantonte veten si ‘Joe Bidenopulos’ në një tubim zgjedhor në vitin 2012.

Thelbi shkon përtej simbolikës: Marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Turqi do të kalojnë disa periudha të vështira vitin e ardhshëm:

“Data e parë delikate është 24 Prill 2021. Në këtë ditë, armenët nderojnë kujtimin e bashkatdhetarëve të tyre që kanë rënë dëshmorë.

Biden premtoi se nëse do të zgjidhej si president i ardhshëm, do të njihte Gjenocidin Armen në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Turqia po lufton ndërkombëtarisht për të parandaluar përdorimin e termit gjenocid dhe qeveria Erdogan po përpiqet ta eliminojë atë brenda vendit. Nëse Biden mban premtimin, pritet një reagimi i ashpër nga Ankaraja.

Prova tjetër që pritet për sa i përket marrëdhënieve dypalëshe është 1 Mars 2021.

Më pas do të vazhdojë me procesin gjyqësor kundër bankës turke Halkbank në New York, nën akuzën  për anashkalimin e sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit.

Në fakt, kjo është ajo që ka pretenduar bankieri turko-iranian Reza Zarab, i cili edhe ka dëshmuar në lidhje me këtë rast, por sigurisht pasi vuri në dijeni Erdogan dhe dhëndrin e tij, dhe më pas Ministrin turk të Financave Albayrak, transmeton abcnews.al

Albayrak dha dorëheqjen pak ditë më parë. Fakti që shërbimet financiare të SHBA-së  nuk kanë vendosur sanksione ndaj bankës shtetërore turke për një kohë të gjatë është vetëm për shkak të asaj që thuhet të jetë qëndrimi i favorshëm i Trump ndaj Erdogan.

Sfidat e Erdoganit

Komenti i Süddeutsche Zeitung i referohet vizitës së Erdogan në Varosh, ishullin në Qipron e Veriut, por edhe reagimit të Europës.

Për Erdogan, ai thekson se synimi i tij është të ndjekë  një politikë të sfidave të ndërlidhura me njëra- tjetrën.

Për muaj me radhë ai ka dërguar anijet e tij për të eksploruar vendet ku ka naftë dhe gaz, dhe marinën e tij në ujërat territoriale të Qipros dhe Greqisë.

Erdogan ka dalë jashtë kufijve të tij. Ai tani flet për një zgjidhje me 2 shtete, duke argumentuar se tashmë ka dy shtete dhe dy popuj në Qipro, dhe se ai ka hequr dorë nga përpjekjet diplomatike për të zgjidhur çështjen e Qipros.

Ankaraja së shpejti do të shkojë pas vendimeve të tij.

Dhe cili është reagimi i BE-së, në të cilin Republika e Qipros, është thjesht një anëtare? Asgjë.

Edhe Brukseli thotë se taktikat e Ankarasë do të çojnë në një mosbesim më të madh dhe tensione të reja.

“Por kjo është pikërisht ajo që Erdogan po kërkon të arrijë  me strategjinë e tij agresive.”

SHKARKO APP