Anëtarësimi në KiE, Kurti telefonon Scholz: Fola për angazhimin tonë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bazë

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke mbajtur aktiv përfaqësuesit politikë kosovarë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Në platformën “X” Kurti ka shfaqur shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”.

Edhe deputeti Armend Muja beson në suksesin e Kosovës më 16 maj. Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se formimi i Asociacionit nuk është kusht për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka porositur qeverinë që të ketë kujdes në këtë çështje.

Pas marrjes së dritës së gjelbër në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, më 16 prill, vendimin përfundimtar për Kosovën pritet ta sjellë Komiteti i Ministrave i kësaj organizate, më 16 maj.

SHKARKO APP