Angela Merkel bën pazar në supermarket si të gjithë gjermanët (Foto)

Ajo po e përjeton krizën e koronës si miliona gjermanë të tjerë: Si një klient i supermarketeve, shkon nga rafti në raft dhe kontrollon nëse mallrat që ajo po kërkon janë ende në dispozicion.

Kancelarja Angela Merkel, 65 vjeçe, dje pasdite bëri pazar në rrethin Mitte në Berlin ku edhe jeton.

Rreth orës 17:00, ajo shkoi në supermarketin “Hit Ullrich”. Së pari vizitoi raftet e perimeve.

Ajo mbushi vetë shportën e blerjeve, mallrat (përfshirë sapun, letër higjienike, etj) duke i vendosur në arkën transportuese të supermarketit dhe pagoi me kartë. Midis blerjeve ishin edhe katër shishe verë.

Koronavirusi ka mbërthyer edhe Gjermaninë, duke regjistruar 21,000 raste dhe 75 vdekje.

SHKARKO APP