Angela Merkel bën pazar si çdo gjerman
Kryeministri shqiptar, Edi Rama është izoluar në Surrel, në vilën-bunker, prej nga jep urdhra dhe lëshon vendime.
Homologia e tij gjermane, Angela Merkel është krejt e kundërta.
Sipas gazetës BILD, “ajo po e përjeton krizën e koronavirusit si çdo gjerman tjetër, si një kliente normale e një supermarketi, që shkon nga rafti në raft dhe kontrollon nëse mallrat që ajo po kërkon, janë akoma në dispozicion”.
Kancelarja 65-vjeçare u fotografua në një supermarket në Berlin, rreth orës 5 pasdite. Fillimisht ajo shkoi te sektori i perimeve, më pas te ëmbëlsirat.
Ajo e mbushi vetë shportën me blerje, mes tyre komposto qershie, sapun, letër higjienike dhe e vendosi vetë në rripin transportues të arkës 1.
Në fund pagoi me kartë.