Angela Merkel refuzon ofertën për të punuar në OKB

Ish-kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka refuzuar ofertën për punë nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Në deklaratë nuk thuhej se çfarë lloj angazhimi i ofroi Guterres ish-kancelares gjermane, por mediat raportuan më parë se ai po kryesonte komitetin këshillues të OKB-së për të mirat publike globale, që është një nga projektet e tij kryesore reformuese.

Që kur u largua përfundimisht nga skena politike më 8 dhjetor, ajo i është përkushtuar shkrimit të kujtimeve politike me ish-këshilltaren dhe bashkëpunëtoren e saj të ngushtë Beate Bauman. Qëllimi i saj është të shpjegojë vendimet kryesore politike që ka marrë gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?