Angela Merkel zgjidhet kancelare për herë të katërt

Angela Merkel arrin mandatin e katërt. Të mërkurën Bundestagu votoi me 364 vota pro zgjedhjes së kancelares, Angela Merkel. Tani qeveria e re mund të filllojë nga puna. Ishte një rrugë e gjatë kësaj here, por kancelarja Angela Merkel arriti të zgjidhet në mandatin e katërt nga Bundestagu, gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Të mërkurën ( 14.03), 364 deputetë nga 709 gjithsej i dhanë votën kancelares Merkel. Shumica e kërkuar ishte 355 vota. Në votimin e fshehtë, Merkel mori 35 vota më pak se 399 vendet e aleancës qeveritare mes CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate, SPD: Rizgjedhja e Merkelit u bë e mundur pas koalicionit me socialdemokratët dhe votës Po të bazës së Partisë Socialdemokrate më 4 mars.

Pas rizgjedhjes së Merkelit si kancelare e Gjermanisë, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ka emëruar atë për një mandat të katërt. Steinmeier i dorëzoi Merkelit të mërkurën certifikatën e emërimit. “Urime zonja kancelare”, tha dhe i uroi Merkelit “punë të mbarë.” Në mesditë Merkel betohet në Bundestag.

Tani qeveria e re gjermane mund të filllojë nga puna. Sfida më e madhe konsiderohet aktualisht përplasja tregtare me SHBA, pas vendimit të Donald Trump për vendosjen e doganave ndaj çelikut dhe aluminit të importuar. Nga kjo preken ndër të tjera edhe firmat gjermane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?