Anthony Fauci: Vaksinimi mund të bëhet sezonal

Një nga zërat kryesorë të ekspertëve në luftën kundër Covid-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se vaksinimi kundër Covid-19 mund të bëhet sezonal në të ardhmen.

Antony Fauci deklaroi gjatë një interviste se shpreson që mos nevojitet që njerëzit të vaksinohen gjatë gjithë kohës, por shtoi se një vaksinim sezonal mund të mbetet një opsion.

“Shpresojmë të mos na duhet t’i vaksinojmë njerëzit gjatë gjithë kohës, por duhet ta lëmë të hapur mundësinë që do t’u kërkohet të bëjnë një vaksinë sezonale, edhe pse nuk jemi ende të sigurt. Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të kërkohet në muajt në vijim. Mund të na duhet edhe një dozë e katërt, por shpresoj të mos ndodhë, pasi na duhet një nivel kohëzgjatjeje mbrojtjeje që shkon përtej gjashtë muajve”, theksoi Anthony Fauci, imunologu dhe këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë.

SHKARKO APP