Apeli i OBSH-së: Krishtlindje në shtëpi
Shefi i zyrës rajonale të OBSH-së për Europën, Hans Kluge u ka bërë apel njerëzve të qëndrojnë në shtëpi për Krishtlindje duke insistuar se nuk ia vlen të rrezikohen dhe të infektohen me Covid-19.
”Ka një dallim mes asaj që ju ju lejohet të bëni nga autoritetet dhe asaj që duhet të bëni. Ne kemi edhe disa muaj të tjerë sakrifice përpara dhe mund të sillemi tani në një mënyrë që do të na bëjë krenar të gjithëve. Kur të kthejmë kokën prapa për të kujtuar këto kohë të paprecedenta, unë shpresoj që të gjithë të ndjejmë se kemi vepruar me shpirtin e humanizmit për të mbrojtur ata që kanë më shumë nevojë”,-tha Hans Kluge.
Nga ana tjetër, Kluge thotë se shkatërrimi i shkaktuar nga pandemia ka goditur rëndë komunitetet në Europë duke paralajmëruar veçanërisht për pasojat te shëndeti mendor. Covid-19 ka detyruar familje dhe komunitete të ndahen, ka falimentuar biznese dhe ka privuar njerëzit nga mundësitë që një vit më parë dukeshin të sigurta.