Apeli i Presidentit Meta: Të parandalojmë krizat politike, luftë krimit dhe drogës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur aktivitetin për fëmijët jetim për të bërë një apel për politikën shqiptare.

Kreu i shtetit shqiptar i bëri thirrje politikës të parandalojë krizat dhe të luftojë krimin i organizuar, korrupsionin, drogën dhe trafiqet e paligjshme.

“Në këto ditë të fëmijëve jetim në shoqërinë shqiptare, si president ndje përgjegjësi të shumfishtë që shteti, qeverisja qendrore dhe vendore, politikat publike dhe iniciativat private si dhe mbarë shoqëria shqiptare të bëjnë përpjekje të përbashkëta për intëegrimin e fëmijëve jetim që të rriten të shëndetshë, të arsimuar dhe edukuar. Të ndjejnë sigurinë e shtetit dhe të shoqërisë, të gëzojnë të sotmen e sigurt dhe të ardhmen e lumtur në atdheun tonë. Për fëmijët jetim më shumë se çdo shtresë tjetër shoqërore mos lejojmë që historia të përsërisë vetëveten. Ti japim fund tranzicionit, të forcojmë institucionet, të parandalojmë krizat politike dhe social ekonomike, të forcojmë shtetin ligjor dhe rendin, të godasim krimin e organizuar dhe korrupsionin, të luftojmë drogat dhe trafiqet e paligjshme dhe të ndalojmë punën e detyruar dhe keqpërdorimin e të miturve”- u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?