Apeli jep vendimin për Andrew Tate

Apeli nuk e ka ndryshuar masën për Andrew Tate, i cili do të qëndrojë në burg, në Rumani. Tate është vendosur në një prej burgjeve kryesore të vendit, në Bukuresht, ku rregullorja dikton vetëm një orë në ditë ajrosje, ndërsa pjesa tjetër e kohës kalohet brenda në qeli.

Andrew dhe vëllai i tij akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore dhe përdhunim. Sipas autoriteteve rumune, në vilën e tyre luksoze në periferi të Bukureshtit mbaheshin 6 vajza, të cilat detyroheshin të xhironin video pornografike.

Tate u bë i famshëm në vitin 2016, kur u përjashtua nga Big Brother në Britaninë e Madhe pasi nisi të qarkullonte në rrjet një video ku ai shihej teksa godiste një grua me kamxhik. Në atë kohë ai tha se video ishte manipulim i bërë për ta diskretituar.

SHKARKO APP