“Apokalips” në ishull (FOTO)

Jug i Francës është duke luftuar me zjarret intensifikuese. Vatrat e zjarrit kanë shkaktuar evakuime masive në zonat turistike të njohura.  1,400 hektarë pyll dhe pyje janë shkatërruar të hënën në jug të Francës dhe në ishullin e Korsikës, sipas autoriteteve.

Zjarri më i madh ishte në fshatin Bastidonne, në rajonin Vaucluse, ku rreth 600 hektarë pyje u “shuan” nga zjarri. Rreth 100 banesa u evakuan në fshatin Mirabeau dhe një duzinë kuaj në një stacion u transferuan gjithashtu në një tokë më të sigurt. Zjarri është përhapur edhe nëpër Korsikë, qytetin e Carros afër Nice dhe në qytetin turistik të Saint-Tropez.

Një zëdhënës i prefekturës tha se të hënën në mbrëmje zjarret nuk ishin ende nën kontroll. Korsika dhe Saint-Tropez janë dy zgjedhje popullore për pushuesit, për të kaluar disa ditë pushim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jetoj këtu, është një apokalips i vërtetë. Nuk mund të shkojmë në shtëpi sepse gjithça është e rrethuar nga zjarri, kështu që do të shkojmë t’u japim një dorë zjarrfikësve”, thotë një banor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë banorë të tjerë e kaluan natën në një palestër të mbushur me shtretër. Një nga shkaqet e zjarrit është thatësira si pasojë e motit të nxehtë, por autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë edhe për akte të qëllimshme.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?