Arabia Saudite bashkohet me SHBA: Të ndalojmë Iranin

Mbretëria e Arabisë Saudite ka përkrahur qëndrimin e SHBA lidhur një politike më agresive ndaj Iranit. Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ka shpërndarë sot për mediat një qëndrim zyrtar të qeverisë së Arabisë Saudite ku listohen të gjithë kontradiktat mes Iranin.

Deklarata e Mbretërisë së Arabisë Saudite, shpërndarë nga Ambasada në Tiranë:

“Mbretëria e Arabisë Saudite mbështet dhe mirëpret strategjinë e shpallur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kundër qasjes agresive të Iranit. Arabia Saudite e vlerëson vizionin e presidentit të SHBA lidhur me këtë çështje, si dhe përkushtimin e tij për të punuar me partnerët e SHBA në rajon, gjë e cila synon përballjen me sfidat e përbashkëta, e në veçanti, me qasjen agresive të Iranit ndaj shteteve të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbretëria e Arabisë Saudite e mbështeti marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe vendeve “5+1”, me besim të plotë tek domosdoshmëria e kufizimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, në rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëveshja do të çonte në parandalimin e Iranit nga zotërimi i armëve bërthamore, gjë e cila do të sillte vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Por, Irani e shfrytëzoi heqjen e sanksioneve dhe e përdori për të destabilizuar rajonin, në veçanti duke zhvilluar programin e raketave balistike dhe duke mbështetur terrorizmin në rajon, përfshirë Hezbollah dhe milicitë Huthi.

 Irani nuk u mjaftua me kaq, por ndërmori dhe një shkelje flagrante të rezolutave ndërkombëtare, duke i pajisur milicitë e veta dhe ato Huthi në Jemen, me ekspertizën dhe potencialin e vet ushtarak, të cilat u përdorën më pas kundër vetë Mbretërisë së Arabisë Saudite. Kjo tregoi dhe një herë falsitetin e pretendimeve iraniane, lidhur me përdorimin e këtij potenciali ushtarak, për qëllime mbrojtjeje.

Si vazhdimësi e qasjes agresive të Iranit, forcat e Gardës Revolucionare dhe forcat milicore Huthi, kanë cënuar herë pas here sigurinë e korridoreve ndërkombëtare të transportit detar në Detin e Kuq dhe në Gadishullin Arabik. Paralelisht me këto akte, Irani ka vazhduar me sulmet kibernetike kundër Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të rajonit.

 Në këtë kontekst, Mbretëria e Arabisë Saudite thekson angazhimin e saj të plotë në punën me partnerët e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësinë ndërkombëtare, në përmbushje të objektivave të shpallura nga presidenti i Shteteve të Bashkuara. Tashmë është domosdoshmëri adresimi i rrezikut që paraqet politika e Iranit për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, gjë e cila nuk duhet kufizuar vetëm në programin bërthamor të Iranit, por duhet të përfshijë të gjithë aktivitetet e tij me natyrë agresive dhe prerjen e të gjitha rrugëve për zotërimin e armëve të shkatërrimit në masë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?