FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arabia Saudite mbyll kufirin e saj të vetëm tokësor me Katarin

Autoritetet saudite vendosën dje të martën, të mbyllin në mënyrë përfundimtare pikën kufitare “Salwa” me Katarin, e cila është dhe e vetmja pikë kufitare tokësore që lidh Katarin me pjesën tjetër të botës.

Sipas një qarkore të lëshuar nga Departamenti i Doganave të Ministrisë së Financave Saudite, në pikën kufitare “Salwa” nuk do të lejohet kalimi i qytetarëve të Katarit apo çdo shteti tjetër për në Arabinë Saudite apo në vendet e tjera fqinje.

Ndërkohë, Katari ende nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi këtë vendim. Autoritetet saudite e patën mbyllur edhe më parë kufirin ndërmjet dy vendeve më 5 Qershor 2017, pas shpalljes së tyre bashkë me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin dhe vendosjen e një bllokadës totale ndaj Dohas nga toka, ajri dhe deti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, pas presionit nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, autoritetet saudite u detyruan të lejojnë kalimin nga “Salwa” për rastet humanitare, familjet me dy kombësi dhe gjithashtu gjatë sezonit të peligrinazhit (haxhit), pas marrjes së një lejeje për udhëtim “tranzit”, por edhe në këto raste mbajtësit e këtyre lejeve janë kthyer mbrapsht nga autoritetet saudite në shumicën e rasteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtarët e familjeve të përziera nga Katari dhe Arabia Saudite, të privuara nga bllokada abuzive dhe jonjerëzore, janë të detyruara tashmë të udhëtojnë në Kuvajt për t’u takuar me njëri-tjetrin, pasi nuk kanë rrugë tjetër zgjidhjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?