Argjentinë, protesta kundër vrasjes së grave me moton “Asnjë më pak”

Me mijëra gra u mblodhën në protesta Argjentinë kundër dhunës ndaj grave dhe veçanërisht vrasjeve.

Tubimet me moton “Asnjë më pak” vijnë pasi gjykatat dhe policia shpërfillën kërkesat për ndihmë të një gruaje të re që u vra nga ish-partneri i saj.

Në shenjë proteste, disa gra u shtrinë në rrugë, të zhveshura dhe të mbështjella me qese plastike për të kërkuar drejtësi për 18-vjeçaren Ursula Bahillo.

Grupe të shumta feministe organizuan marshimin, i cili u zhvillua në shumë qytete në të gjithë vendin, ndërsa tubimi më i madh u mbajt në kryeqytet, Buenos Aires. Grupet kanë udhëhequr demonstrata masive në rrugë të përqendruara në dhunën ndaj grave në Argjentinë që nga viti 2015.

Pothuajse 50 vrasje janë kryer në Argjentinë në vitin 2021.

Një rast që tronditi veçanërisht opinionin publik ishte ai i Úrsula Bahillo, një vajzë 18-vjeçare e cila u vra më 8 shkurt nga i dashuri i saj.

Burri ishte një oficer policie me licencë psikiatrike, të cilin ajo e kishte denoncuar vazhdimisht për sulme, por as gjykatat dhe as policia nuk e morën seriozisht.

SHKARKO APP