Ari rifiton “shkëlqimin” – Rritet me 18% në 2019, ekspertët të ndarë për ecurinë në 2020-ën

Është edhe ari midis protagonistëve të vitit 2019, që përbën një vit rekord për tregjet financiare. Metali i verdhë ka filluar të regjistruar performancën më të mirë që prej vitit 2010, duke shënuar një rritje për këtë vit, deri më tani, prej 18%. Kjo e bën një prej aseteve më fitimprurëse përgjatë 2019-ës, duke i rikthyer edhe shkëlqimin e dikurshëm. Kuotimi i arit tashmë fiksohet në mbi 1500 dollarë për onz.

Ari vlerësohet si një strehë e sigurt, një mbrojtje për investitorët, sidomos në kohë tensionesh gjeopolitike, si periudha që po kalon globi.  Marshimi i arit është me të vërtetë anomal, gjë që dobësia e dollarit e ka të mjaftueshme për ta shpjeguar, dhe që i gjen analistët të ndarë në perspektivat për vitin 2020. Ndër bankat e mëdha, disa janë pesimiste, siç është JP Morgan Chase, e cila përqendrohet në rëniet e metaleve në të ardhmen, të bindur se kushtet e ekonomisë kanë filluar të përmirësohen, falë edhe armëpushimit për tarifat SHBA-Kinë.

Në anën e kundërt, ka nga ata që mendojnë se ari ka ende arsye të mira për të vrapuar: shumë pasiguri përplasen mbi të ardhmen, mbi marrëdhëniet SHBA-Kinë, mbi modalitetet e Brexit, në rezultatet e tensioneve në rritje gjeopolitike. Ekspertët e Goldman Sachs dhe UBS besojnë se pengesa prej 1.600 dollarë do të bjerë edhe për arin në vitin 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?