Armëpushim i qëndrueshëm në Idlib, ministri turk i mbrotjes: Nuk ka asnjë shkelje të marrëveshjes
Marrëveshja e armëpushimit mes Turqisë dhe Rusisë për Idlibin po funksion. Ankaraja raporton se deri më tani nuk ka shkelje të saj, ndërkaq për autoritet mbetur për t’u zgjidhur kriza e re e refugjatëve që po ndodh në portat e Europës. BE-ja i dha ultimatum Turqisë që t’u thotë refugjatëve të vërtetën se kufiri nuk është i hapur.
Armëpushimi mes Rusisë dhe Turqisë në provincën Idlib të Sirisë, duket se ka dhënë efektet e para. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, thotë se deri më tani nuk është bërë asnjë shkelje e marrëveshjes.
“Ne do të vazhdojmë të jemi forcë parandaluese për çdo shkelje të armëpushimit. Asnjë e tillë nuk ka ndodhur që nga hyrja në fuqi”, shtoi ai.
Marrëveshja e armëpushimit u arrit në Moskë midis presidentit turk Erdogan dhe atij rus Putin, pas bisedimeve për ndërprerjen e konfliktit që deri tani ka shkaktuar zhvendosjen e miliona njerëzve në tre muaj dhe e kërcënon Europën me një krizë të re refugjatësh.
Turqia nga ana tjetër thotë se do të vazhdojnë sulmet vetëmbrojtëse në rast të ndonjë incidenti ndaj forcave të saj, ndërsa ka filluar krijimin e një korridori sigurie pranë kufirit, në prag të vizitës së një delegacioni të lart ushtarak rus në Ankara javën që vjen.
Rusia dhe Turqia përkrahin grupe të ndryshme në Siri. Moska mbështet presidentin Bashar al-Aassad dhe Turqia disa grupe rebele. Deri tani përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës në Idlib kanë dështuar pasi presidenti sirian Bashar al Assad synon të marrë në kontroll të gjithë territorin e vendit.
Konflikti i fundit në Idlib ka nxitur një krizë të re refugjatësh në portat e Europës. Me mijëra imigrantë po përpiqen çdo ditë të hyjnë në Europë duke kaluar nga Turqia drejt Greqisë, por kjo e fundit ka mbyllur kufijtë. Njëzëri Bashkimi Europian i bëri thirrje Turqisë që të ndalojë shantazhin dhe të mos luajë me fatin e sirianëve.
BE-ja nga ana e saj premtoi një paketë mbështetëse prej 700 milionë eurosh për Greqinë, për ta ndihmuar t’i bëjë ballë valës së re të refugjatëve.
Shefi i Politikës së Jashtme Josep Borrell foli së bashku me homologun e tij kroat Gordan Grlić-Radman në një konferencë shtypi të premten, pas takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Kroaci. Ai i bëri thirrje Turqisë t’i ndalojë refugjatët të cilëve u ka thënë se kufiri është i hapur.
“Njerëzit duhet të dinë të vërtetën. Kufiri nuk është i hapur. Le ta ndalojmë këtë lojë,” tha Borrell.