Arnold Schwarzenegger mbështet Kamala Harris
Ish-guvernatori republikan i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger ka njoftuar se po mbështet kandidaten presidenciale demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e javës së ardhshme, sipas “The Guardian”.
“Unë do të jem gjithmonë një amerikan përpara se të jem një republikan. Do të jenë vetëm katër vite të tjera budallallëqe pa rezultate që do të na bëjnë më të zemëruar, më të ndarë dhe më të urryer. Ne duhet të mbyllim derën në këtë kapitull të historisë amerikane. Ish-presidenti Trump do të përçajë, do të ofendojë, do të gjejë mënyra të reja për të qenë më joamerikan, dhe ne, njerëzit, nuk do të marrim gjë tjetër veçse më shumë zemërim”, tha Schwarzenegger, 77 vjeç në një postim në X.
“Kjo është një arsye e mjaftueshme që unë të ndaj votën time me të gjithë ju. Unë dua të eci përpara si një vend, dhe megjithëse kam shumë mosmarrëveshje me platformën e demokratëve, mendoj se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të mbështesim Harris”, shtoi ai.
Schwarzenegger, i cili zëvendësoi Donald Trump si mikpritës i “The New Celebrity Apprentice: në 2016, ka qenë prej kohësh një kritik i hapur i ish-presidentit dhe kandidatit aktual republikan. Schwarzenegger e krahasoi sulmin e 6 janarit në Kapitol me Kristallnacht në Gjermaninë naziste dhe e përshkroi Trumpin si një udhëheqës të dështuar. “Ai do të hyjë në histori si presidenti më i keq që ka pasur ndonjëherë vendi ynë”, tha ai. Ai iu rikthye pasojave të zgjedhjeve të 2020 në X, duke thënë se refuzimi i rezultateve të zgjedhjeve ishte jashtëzakonisht joamerikane.