Arratisja spektakolare e tre shqiptarëve, del në gjyq ish-drejtori i burgut

Ish-drejtori i burgut të Rebibias, në Itali, dhe 13 persona të tjerë, kanë dalë para gjyqit për arratisjen e tre të burgosurve shqiptarë më 27 tetor 2016.

Ata akuzohen për shkelje të rregullave dhe normave të brendshme, që çoi në arratinë e shqiptarëve.

Të burgosurit ishin 35-vjeçari Tesi Basho, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe mbajtje armësh, 40-vjeçari Ilir Pere, i dënuar me 25 vjet për vrasje të mbetur në tentativë dhe 38-vjeçari Mikel Hasanbelli, i dënuar deri më 2020 për shfrytëzim prostitucioni dhe zhvatje. Ata prenë hekurat e dritares së qelisë me një limë dhe zbritën duke përdorur çarçafët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të tre, vetëm Hasanbelli është kapër, më 11 shkurt, në provincën e Komos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?