Arrestohen 9 ish-ministra në Katalonjë

Protesta të shumta u zhvilluan ditën e sotme në Katalonjë për të kundërshtuar arrestimin e 9 ish-ministrave lokalë katalanas, që mbështetën referendumin dhe shpalljen e pavarësisë së rajonit nga Spanja.

Mbështetësit pro pavarësisë bllokuan disa autostrada dhe hekurudha në Barcelonë duke mbajtur kështu qëndrim kundër arrestimit.

Protestat kanë përfunduar pa incidente. Sindikata “Intersindical-CSC” ka njoftuar se ka vendosur që më 8 nëntor të hyjnë në një grevë të përgjithshme në Katalonjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e sindikatës kanë njoftuar se do të protestojnë kundër arrestimit të politikanëve të Katalonjës dhe kundër vendimit të qeverisë së Madridit për të marrë në kongroll qeverisjen e rajonit. Sindikata njofton se do të hyjnë në grevë të përgjithshme me kërkesën për lirimin e anëtarëve të ish-qeverisë katalanase që ndodhen në burg. LAPSI.AL

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?