Arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali, transportonte 4 kile kokainë, në shtëpi i gjejnë dhe 40 mijë euro

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar me rreth 4 kile kokainë në shtetin fqinj të Italisë. Dhe pse I njohur si një furnizues I kafesë por mesa duket më shumë si korrier ka shfrytëzuar punën e tij si transportues kokaine. Kanë qenë forcat e policisë së Firenzes që kanë dyshuar dhe më pas, kanë bërë arrestimin e 42-vjeçarit Erando Mara.

Policët kishin ndaluar automjetin me të cilin ai udhëtonte, ku sipas njoftimit të autoriteteve 42-vjeçari shqiptar deklaronte se kishte dalë për punë por nga e policisë është parë që ai ishte nervoz dhe ka nisur një kontroll më i imtësishëm I automjetit. Forcat e policisë kanë nisur kontrollin duke përdorur dhe qentë të cilët kanë sinjalizuar që në makinë mund të kishte diçka të dyshuar.

Poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit janë gjetur 3 pako me kokainë, një peshë në total prej 3.5 kile. Policët duke parë dhe insistimin e qenit antidrogë kanë vijuar kërkimet në mjet duke gjetur dhe 1 kile tjetër kokainë, të fshehur në një pjesë tjetër të automjetit. Në shtëpinë e 42-vjeçarit në Faenza forcat e policisë kanë gjetur dhe 37.000 euro plus 1300 euro

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?