Arrestohet berberi, transmetoi qëllimisht virusin HIV

Një berber, i cili është pjesë e komunitetit LGBT ka transmetuar virusin HIV te 4 meshkuj, pasi arriti të njihej me ta nëpërmjet një aplikacioni. Daryll Rowe është akuzuar se i ka infektuar ata me dashje dhe i ka dërguar mesazhe tallëse e abuzive. Pasi kontaktoi me djemtë nëpërmjet aplikacionit Grinder, 26-vjecari i ftoi për të kryer marrëdhënie seksuale dhe i ka thënë: Mund të keni ethe sepse ju kam transmetuar HIV. Mendohet se ai ka infektuar edhe gjashtë persona të tjerë nga tetori i 2015 deri në dhjetor të 2016. Daryll u paraqit në Gjykatën e Lartë pasi kishte 4 akuza për trasnmetim me dashje të virusit. Rowe nga Edinburg ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa pritet një seancë tjetër gjyqësore për t’i dhënë dënimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?