Arrestohet familja shqiptare, ja roli që kishin gratë në shitjen e kokainës

Një familje shqiptare është arrestuar në Itali, pasi akuzohen për shitje të kokainës.

Mediat italiane raportojnë se familja shqiptare ishte në hetim që dimrin e kaluar nga njësia e policisë Hetimore e Arezzo, e cila gjurmonte dy shqiptarë, të cilët punoni si kamarierë, por në fakt ishin shpërndarës së kokainës.

Ata ishin pikë referimi për përdoruesit e drogës në Gragnone dhe Arezzo. Sipas policisë, shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë 48 dhe 25 vjeç, tashmë në burg që pas arrestimit më 20 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me arrestimin e tyre futen në lojë gratë e familjes, (nëna dhe vajza e njërit prej të arrestuarve), të moshës 42 dhe 25 vjeçare, të cilat me sa duket ishin të përfshira në biznesin e familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka dokumentuar dëshmi se si një prej grave ka pasur një episod dhune me një tjetër person, duke e kanosur të sillte shumën prej 10,000 euro në këmbim të makinës, që i mbajti peng, duke e justifikuar këtë se i duhej për shpenzimet ligjore të bashkëshortit në burg.

Ndërkohë që një tjetër kanosje i adresohet një tjetër familjeje shqiptare, këtë radhë për 2 mijë euro.

Të dy dëshmitarët u bënë bashkë me akuza kundër shqiptarëve.

Hetuesit tashmë kanë ngarkuar gratë shqiptare me akuza nga “grabitje” dhe “shpërndarje droge”, pas verifikimeve që u bënë se gratë morën pjesë në mënyrë aktive në shitjen e substancës në mungesë të burrave të familjes.

Të dyja gratë u transferuan në burgun e Solliciano në Firence në pritje të marrjes në pyetje nga autoritetet e drejtësisë italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?