Arrestohet gruaja e Alexei Navalnyt
Qindra persona janë arrestuar në Rusi, teksa policia po përpiqet të ndalojë protestat ndërkombëtare në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës, Alexei Navalny.
Sipas BBC, gruaja e Navalnyt, Yulia, tha se ajo ishte arrestuar në një protestë në kryeqytetin eMoskës.
Bëhet e ditur se tashmë mijëra njerëz kanë marrë pjesë në tubime në Lindjen e Largët të Rusisë.
Alexei Navalny, kritiku i Kremlinit, bëri thirrje për protesta pas arrestimit të tij, fundjavën e kaluar.