Arrestohet ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë

Me urdhër të Prokurorisë Publike të Maqedonisë, mëngjesin e sotëm është arrestuar ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili njëherësh ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Dikasteri i policisë dhe Prokuroria Publike në Maqedoni kanë thënë se më vonë do të dalin detaje të tjera lidhur me arrestimin.

Çavkov për momentin ndodhet në Gjykatën Penale para gjykatësit për procedurë paraprake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se policia maqedonase ka arrestuar rreth 15 persona te tjerë, të cilët ishin pjesë e dhunës në Kuvend, më 27 prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?