FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet lideri i opozitës ruse

Lideri opozitar rus Alexei Navalny është arrestuar në shtëpi përpara protestës së paautorizuar që ai kishte lajmëruar në Moskë kundër mashtrimit dhe korrupsionit në nivelet më të larta të politikës ruse.

Më herët, ai i kishte bërë thirrje mbështetësve të tij të ndiqnin tubimet anti-korrupsionit përqark vendit. Të paktën 100 persona raportohet të jenë arrestuar nga policia. Zyra e prokurorit kishte paralajmëruar më herët se policia do të marrte masa ndaj çdo proteste të paautorizuar.

Kjo protestë regjistroi pjesëmarrje më të ulët se tubime të tjera të organizuara nga Navalny, pasi koinçidoi me një seri ngjarjesh zyrtare që do të organizohen për nder të ditës kombëtare të shpalljes së sovranitetit. Megjithatë, demonstrata shërben si një test force i zemërimit kundër korrupsionit të pretenduar në nivelet më të larta – dhe si një matës i mbështetjes që Navalny ka për të zëvendësuar presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vala e fundit e protestave të udhëhequra nga lideri opozitar Navalny në mars, përfundoi me qindra persona të arrestuar. Të zemëruar nga një raport ku kryeministri Dmitry Medvedev akuzohej për korrupsion, mijëra persona kryesisht adoleshentë, organizuan tubime në shkallë kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?