Ia pret me thikë, arrestohet me organet gjenitale të burrit në çantë

Një grua në Indi përfundoi në prangat e policisë, pasi i ka prerë organet gjenitale ish-burrit të saj.

Nëna e 4 fëmijëve vetëm 30 vjeç, u arrestua në Gudiyatham në Tamil Nadu, ndërsa po hynte në shtëpinë e prindërve të saj me organet gjenitale ende në çantë.

Burri dhe gruaja, të identifikuar vetëm si Jagadeesan dhe Sarasu ishin martuar për 14 vite me radhë, ndërsa incidenti ndodhi të enjten rreth orës 3 të mëngjesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kishin jetuar veçmas për një vit deri kur u kthyen me njëri-tjetrin me kërkesën e djalit të tyre 13-vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti, i cili u takua teksa punonin në industrinë e veshjeve, kishin grindje të vazhdueshme dhe akuzonin njëri-tjetrin shpesh për marrëdhënie jashtëmartesore, tha policia.

Të enjten çifti po grindej tmerrësisht shumë në orët e para të mëngjesit, kur Sarasu tërhoqi një thikë të mprehtë dhe i preu penisin e burrit të saj, raporton policia indiane sipas mediave te huaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?