Arrestohet në Spanjë shqiptari i akuzuar për vrasjen e kamarierit turk në Gjermani
Një shqiptar i identifikuar si Mariglen M. është arrestuar në Spanjë me akuzën e vrasjes së një turku në Gjermani.
Sipas BILD, 35-vjeçari Mariglen M. e ka qëlluar kamarierin turk Emrah K. mëngjesin e 7 gushtit 2019 me gjashtë plumba përpara “Fröhlichen Zecher” në Georg-Schumann-Straße.
Policia gjermane kontrolloi në banesën e autorit të dyshuar të krimit pas ngjarjes, por rezultoi se ai ishte larguar drejt Shqipërisë ku qëndroi për të paktën 1 vit e gjysmë.
Prokurori konfirmoi për BILD se tashmë ai ishte kapur në Spanjë më pas është eskstraduar drejt Gjermanisë.
/abcnews.al