Arrestohet një tjetër zyrtar i konsullatës amerikane në Stamboll

Autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër-arrest për një punonjës të dytë të konsullatës amerikane në Turqi.

Reagimi vjen ndërkohë që ministri i Drejtësisë në Turqi i kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndryshojnë vendimin e tyre për pezullimin e vizave për qytetarët turq.

Autoritetet turke njoftuan, pa dhënë asnjë arsye, se një punonjës i dytë i konsullatës amerikane në Stamboll ishte “ftuar” në zyrën e kryeprokurorit të qytetit për të dëshmuar, njoftoi AP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportet thonë se punonjësi është një shtetas turk dhe zyra e prokurorisë tha se gruaja dhe fëmija i tij janë arrestuar gjithashtu për t’u marrë në pyetje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ndjek arrestimin e Metin Topuz, një qytetar turk i cili ka punuar në konsullatën e përgjithshme të SHBA-së në Stamboll. Ai thuhet se ka lidhje me klerin turk në mërgim Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit.

Një gjykatë ka vendosur se Topuz do të mbetet në paraburgim, ndërsa lidhjet e tij me Gulen do të hetohen.

Arrestimi i Topuzit bëri që Shtetet e Bashkuara të njoftojnë se po pezullonin “të gjitha shërbimet jo-emigruese të vizave në të gjitha objektet diplomatike të SHBA” në vend, duke përmendur “ngjarjet e fundit” të cilat kanë “detyruar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të rivlerësojë angazhimin e Qeverisë së Turqisë për sigurinë e objekteve dhe personelit të misionit në SHBA”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?