Arrin në 18 numri i viktimave nga CoVid-19 në Greqi

Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga CoVid-19 në Greqi.

Viktima e fundit është një grua në spitalin Sotiria të Athinës.

Ndërkohë 695 është numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi. Në shtetin fqinj është shënuar edhe pacienti më i ri në moshë. Bëhet fjalë për një bebe 3 muajshe. Diagnostifikimi u bë në një spital të fëmijëve në Athinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foshnja 3 muajshe po mbahet në izolim megjithatë gjendja shëndetësore është shumë e mirë dhe nuk ka shfaqur asnjë anomali. Në spitalet greke kanë lindur dy foshnje gjatë kësaj jave nënat e të cilëve kanë qenë të infektuar me CoVid-19 por deri tani këto foshnje nuk rezultojnë të jenë prekur nga virusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?