Arush të gjakosur, pritja e qytetarëve në Berlin për Putin
Jo gjithmonë ka lule e brohoritje për Presidenti rus, Vladimir Putin. Në një vizitë në Berlin, atij ju rezervua një pritje aspak e bukur, pasi u prit me arushë të vegjël të përgjakur. Ka qenë kjo mënyra se si qytetarët kanë shprehur protestën për bombardimin rus në Siri.
Putin ka deklaruar në Berlin se do të bëjë gjithçka mundet që të zgjatet përkohësisht zjarri në Aleppo.
Të mërkurën, ushtria ruse ka bërë të ditur se ndërprerja e zjarrit do të zgjasë fillimisht për 11 orë. Ndërkohë, ushtria siriane ka njoftuar se armëpushimi zgjat tri ditë duke filluar nga sot.