As Serbia dhe Mali i Zi nuk udhëtojnë dot në vendet e BE
Bashkimi Europian do të heqë Serbinë dhe Malin e Zi nga lista e vendeve që do të lejohen të udhëtojnë në BE, sipas burimeve nga Këshilli Europian. Në listën e vendeve që nuk udhëtonin dot ishin edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut, për shkak të numrit në rritje të rasteve.
Gjermania, e cila ka presidencën e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm, ka propozuar që bllokimi të bëhet dhe për Serbinë e Malin e Zi, sipas Reuters. Propozimi i Gjermanisë ka marrë mbështetjen e Francës, Spanjës dhe Holandës.
Lista mbetet një rekomandim, jo detyrim. Kjo bën që vendet e BE-së do të vendosin vetë nëse duan ta zbatojnë. Deri tani, masat janë marrë në mënyra të ndryshme, sipas vendeve përkatëse. Dy vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i shtohen listës së vendeve të ndaluara për shkak të nivelit të lartë të përhapjes së virusit.
BE do ta rishikojë listën e vendeve të treta çdo dy javë, dhe Këshilli mund ta përditësojë pasi të ketë konsultuar me Komisionin dhe agjencitë përkatëse të BE-së.