Asgjësimi i Qasem Soleimanit, Pompeo akuzon Europën: Nuk na ndihmuat sa shpresoja për sulmin në Irak
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka akuzuar Europën se nuk ishte dhe aq ndihmuese sa i përket sulmit në Baghdad ditën e djeshme që çoi në eliminimin e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.
“Europianët nuk ishin dhe aq ndihmues sa unë shpresja se do të ishin para sulmit në Iran. Ne e kapëm dhe e ndaluam atë. Ajo që bëmë ne është e mirë për të gjithë botën. Shpëtuam jetë në Evropë dhe në Amerikë. Britanikët, gjermanët, francezët duhet ta kuptojnë këtë gjë. Kam harxhuar dy ditë duke biseduar me partnerët për veprimin e SHBA, arsyet pse e kishim ndërmarrë dhe duke i kërkuar atyre ndihmë, ata ishin të gjithë fantastikë.’’– tha Pompeo për Fox News.
Mike Pompeo shtoi se Qasem Soleimani dhe Irani ishin duke plainifikuar sulme në disa shkallë.
KOHA JONË SONDAZH

