Askush nuk luante me të, babai zemërthyer hap…(FOTO)

Një baba zemërthyer ka hequr dorë nga biznesi i tij për të ndërtuar një park lojërash me vlerë 26 milion paund për vajzën e tij me aftësi të kufizuara, pasi fëmijët e tjerë refuzonin të luanin me të.

Gordon Hartman mori vendimin pasi pa të bijën, Morgan, asokohe 12 vjec, teksa përpiqej të krijonte shoqëri me disa fëmijë të tjerë gjatë pushimeve, por ata refuzuan. Prandaj ai vendosi të shesë biznesin e tij të ndërtimit të shtëpive në 2005, për të krijuar parkun e parë në botë për të gjithë.

Gordon tregon për BBC: “Ne donim një park ku të gjithë mund të bënin gjithçka, ku njerëzit me dhe pa nevoja të veçanta mund të luanin.” Pasi u konsultua me prindër, doktorë, terapistë dhe ekspertë të tjerë, ai ndërtoi një park 26 milion paund, të cilit i vuri emrin e vajzës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Morgan, 23 vjeç, por me zhvillimin mendor të një 5-vjeçareje, ishte pak e vështirë përshtatja, por tani adhuron të luajë atje. Pas hapjes, parku ka tërhequr më shumë se 1 milion vizitorë nga 67 vende të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?