Asnjë këmbë njeriu në qytet. Kanguri merr kontrollin (VIDEO)

Videoja e një kanguri që vrapon i vetëm në mes të qytetit Adelaide, në Australi, është bërë virale në mbarë botën. Kamerat e sigurisë të policisë australiane treguan se si kanguri ishte i vetmi që po kalonte në qendër të Adelaides, pikërisht në zonën më të frekuentuar e ku ndodhen qendrat e shumicës së bizneseve. Përhapja e virusit Covid-19 ka bërë që qytetarët australianë të izolohen në të gjithë vendin. Ata që munden, po punojnë nga shtëpitë, ndërsa të tjerët duhet t’u binden rregullave të distancimit social. Sot në Australi kanë nisur të regjistrohen më pak se 40 të infektuar në ditë. Në të gjithë vendin janë 6617 të infektuar dhe 71 të vdekur, që nga muaji janar, kur u verifikua personi i parë me Covid-19.

SHKARKO APP